Zbulimi më i madh, gjendjen 20 arkivole antike në Egjipt
BKT
   Kuriozitete

Zbulimi më i madh, gjendjen 20 arkivole antike në Egjipt

Arkeologët kanë zbuluar të paktën 20 arkivole të lashta prej druri në qytetin jugor të Egjiptit, Luxor.

Ministria e antikave tha se arkivolet u gjetën në Nekropolin Asasif.

Varreza e vendosur në qytetin e lashtë të West Thebes përfshin varre që datojnë nga viti 1994 para Krishtit deri në vitet 332 para Krishtit, transmeton oranews.

Fotot e publikuara tregojnë arkivole me ngjyra, mbishkrime e piktura.

Ministria e përshkroi atë si një nga zbulimet më të mëdha dhe më të rëndësishme në vitet e fundit.

Gjithashtu shtoi se do publikojë detaje më të reja gjatë një deklarate të shtunën.