Ariu sulmon stërvitësin e tij në mes të performancës
Një video shokuese e publikuar së fundmi tregon momentin kur një ari 200 kiologramësh sumon stërvitësin e tij në mes të performancës në Rusi.
Ariu i murrmë po luante një numër ku shtynte karrocën si njeri gjatë aktrimit, në rajonin perëndimor Karelia, kur papritur lëshohet ndaj stërvitësit duke e mbërthyer përtokë.
Bisha shihet më pas që e kafshon atë në kokë, e në fytyrë, teksa fëmijët dhe spektatorët e tmerruar vrapojnë për të dalë nga çadra e cirkut, pasi mes tyre dhe ariut nuk ka barriera mbrojtëse.
Ariu më pas qëllohet me një mjet shokues elektrik, ndërsa për stërvitësin thuhet se ‘është plagosur’ por nuk janë dhënë më shumë detaje.
Spektatorët tregonin më pas për tmerrin.
Galina Gurieva, 27 vjeçe ndoqi shfaqjen me të birin, dhe filmoi skenën e incidentit: ‘Ende më dridhen gjunjët. U trondita kur pashë se nuk kishte gardh apo mbrojtëse për spektatorët duke parë masën e ariut”, tha ajo.
Një tjetër prind tha: ‘Ne prisnim të shihnim këlyshë të vegjël të lezetshëm, por ata sollën një ari të murrmë gjigant si terminator”.























