Qeni dhe majmuni: Të parët që shkuan në hapësirë
BKT
   Kuriozitete

Qeni dhe majmuni: Të parët që shkuan në hapësirë

Qeni Laika dhe majmuni Ham janë dy kafshët që kanë shkuar para njerëzve në hapësirë.

Me 3 nëntor të vitit 1957 qeni Laika u dërgua në hapësirë nga rusët.

Qeni ishte marrë nga rrugët e Moskës dhe ishte përzgjedhur që të shkonte në hapësirë me anijen Sputnik 2.

Ndërkaq në vitin 1959 ishte shimpanza Ham i cili u dërgua nga SHBA’të në hapësirë.

Ham kishte lindur në vitin 1957 në Kamerun. Ai ishte dërguar në një fermë shpendësh në Florida të SHBA’së.

Në vitin 1959, Ham iu shit Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, të cilët e dërguan në Holloman Air Force Base, New Mexico, për ta trajnuar atë si Astrochimp.