Turistët sulmohen nga peshkaqeni: Njëri nga ta humbi këmbën
Një turist britanik, ka humbur këmbën si pasojë e një kafshimi nga një peshkaqen në Australi.
Burri,28 vjeç ishte i shoqëruar nga shoku i tij 22 vjeç, në ujërat e Hook Passage në Queensland kur u sulmuan. Ata u sollën shtatë milje me varkë, në qytetin e Airlie Beach në kontinentin Austrilian, aty ku ishin duke i pritur mjektë.
Pastaj, ata u dërguan me një helikopter në një spital në qytetin Mackay, rreth 590 milje në veri të Brisbane.
Associated Press, citoi spitalin, duke thënë se burri moshuar kishte humbur këmbën gjatë sulmit, ndërsa i riu kishte lëndime serioze në këmbë gjithashtu.
Sulmi i peshkaqenëve, ndodhi pas një viti pasi një njeri vdiq në Whitsundays.
Në shtatorin e vitit të kaluar, një turist dhe një vajzë 12 vjeçare u sulmuan nga një peshkaqen, dhe fëmija humbi këmbën.























