Vdekje bizare në Angli: Burri u ngjit maje oxhakut 89 metrash dhe ngeli aty
Një britanik mbeti në maje të një oxhaku 89 metra i gjatë mbi 12 ka vdekur njofton policia britanike nga qyteti Carlisle.
Burri ende i paidentifikuar, besohet në të pesëdhjetat, së pari u vërejt në maje të oxhakut Dixon në Carlisle, në verilindje të Anglisë, rreth orës dy të mëngjesit të hënën njoftoi Policia e Cumbria në njoftim.
Atë e zbritën me vinç dhe u shpall i vdekur në vend të ngjarjes rreth 5 pasditen, nuk u njoftua për arsyen e vdekjes.
Misioni i shpëtimit u përshkrua si shumë kompleks nga policia. Zgjati disa orë dhe përfshiu mbyllje të rrugëve dhe përdorim të fluturakeve dron.
Në xhirime dhe foto vërehej se personi ishte i mbërthyer kokëposhtë, i varur nga maja e oxhakut.
Shpëtimtarët së pari kishin provuar ta arrijnë burrin me helikopter. Përpjekjet u ndaluan për shkak të pozitës së rrezikshme që ndodhej personi dhe rrezikut së rrymave të ajrit nga helikopteri njoftoi policia.
Zjarrfikës specialist të stërvitur të punojnë në lartësi të mëdha me anë të vinçit e arritën burrin e ngelur në oxhak.
Ende mbetet e paqartë se si personi arriti të ngjitet në maje të oxhakut edhe pse vërehen shkallë, policia ka nisur hetimet rreth ngjarjes.
"Emergency services have been working to safely resolve situation at Dixons chimney, inc use of helicopter. However, rescue has not been possible due to the precarious position man is in and the potential for backdraft to worsen situation.
Efforts on-going to reach man from below"























