Indi, demi "hëngri gabimisht" 40 gram stoli ari
BKT
   Kuriozitete

Indi, demi "hëngri gabimisht" 40 gram stoli ari

Një dem në shtetin indian Haryana ka ngrënë 40 gram stoli ari.

Sipas mediave lokale, bashkëshortja dhe nusja e Janakaraj që jetojnë në rajonin Sirsa, stolitë i kanë vendosur brenda një tasi. Më pas stolitë që kanë mbetur gabimisht nën perime, janë hedhur në mbeturina.

Janakaraj, në deklaratën për gazetarët, tregoi se pamjet e filmuara treguan se mbeturinën e hedhur e ka ngrënë një dem.

Ai më tej tha se me ndihmën e një veterinari e kanë gjetur demin dhe e kanë lidhur në një hapësirë të hapur në afërsi të shtëpive të tyre, duke shtuar se kanë filluar ta ushqejnë atë.

"Shpresojmë të marrim arin nga jashtëqitja e demit. Për këtë shkak e ushqejmë", tha ai.