12:01 / 30.10.2019
Nëse nget veturën i dehur do të punosh në morg: Moldavija vendos këtë ligj
Moldavija ka vendosur një ligj të ri për shkatërrimin e alkoolizmit, duke vendosur tre muaj punë në morg për të gjithë ata që vozisin veturën në gjendje të dehur.
Ky shtet kohëve të fundit ka ndërmarr disa hapa për shkatërrimin e alkoolizmit dhe vozitjes në gjendje të dehur.
Ndërsa në mënyrë plotësuese, që vozitësit të mos ngelen pa patentë shoferi do të duhet të ndjekin edhe program të posaçëm.
Deri më tani në morg janë punësuar 6 vozitës të cilët i kanë ndihmuar patologut derisa ka hapur kufomat.























