Libra me drogë drejt Australisë, arrestohen dy persona
Dy burra përfunduan në prangat e policisë britanike pasi tentuan të kontrabandonin kokainë drejt Australisë. Glen Appleby dhe Marc Warner kishin vendosur të transportonin 8 kg drogë të pastër përmes librave, por u pikasën, duke përfunduar pas hekurave.
Droga u gjet e fshehur në fletët e dy librave voluminoz dhe u sekuestrua në momentin që po bëhej paketimi. Për të dërguar drogën drejt Kontinentit të Largët, Appleby, 53 vjeç dhe Warner, 52 vjeç kishin porositur mallra në "Harrods" dhe po shfrytëzonin postën e kësaj kompanie për ta dërguar në Australi.
Një palë kontrabandistësh u përpoqën të përdorin Harrods për të dërguar 1 milion coc kokainë në Australi të fshehura në libra. Glen Appleby dhe Marc Warner blenë libra dhe lojëra kompjuterike në departamentin dhe paguan për t'i dërguar ato jashtë vendit duke përdorur shërbimin e tij të transportit. Pjesë e porosisë duhet të ishin edhe dy libra, aty ku ishte fshehur dhe kokaina.
Warner kërkoi që dy librat, "Mickey Mouse" dhe "The Ultimate History" të dërgohen në Australi. Për tu justifikuar, ai pohoi se sapo i kishte blerë. Njëri nga librat dukej se ishte i përdorur tej mase shumë, ndërsa tjetri ishte blerë nga dyqani pak orë më parë.
Pas kontrollit, u vu re se në dy vëllimet ishte fshehur 8 pako me kokainë të pastër. Nga peshimi rezultoi se në dy burrat tentuan të kalonin rreth 8 kilogramë drejt tregut australian, e cila kapte shifrën e 1 milion paund. Për këtë veprim, ndaj Appleby dhe Warner u mor masa e arrestit, duke u dënuar me 5 vite burg secili.























