Torta me hashash aksidentalisht shërbehet në një funeral në Gjermani
BKT
   Kuriozitete

Torta me hashash aksidentalisht shërbehet në një funeral në Gjermani

Policia thotë se një funeral në Gjermaninë Lindore përfundoi me drogim të pavullnetshëm të pjesëmarrësve kur atyre iu servua aksidentalisht ëmbëlsira me hashash.

Policia e Rostock tha pas varrimit në Wiethagen, ceremonia vazhdoi në një  restorant për kafe dhe tortë, siç është edhe zakoni në Gjermani.

Por pasi e hëngrën tortën, 13 persona patën  mundime dhe marramendje dhe iu deshtë trajtimi mjekësor, raporton AP.

Një hetim policor zbuloi se një punonjëse e restorantit  i kishte kërkuar vajzës 18 vjeçare të saj t’i piqte ëmbëlsirat.

Sidoqoftë, nëna e 18 vjeçares e mori gabimisht tortën me marihuanë që adoleshentja e kishte bërë për një rast tjetër.

Policia tha se adoleshentja është nën hetim.