Gjyshja 67 vjeçare sjell në jetë një vajzë
BKT
   Kuriozitete

Gjyshja 67 vjeçare sjell në jetë një vajzë

Një grua 67 vjeçare ka lindur një vajzë, për të cilën pretendon se ajo dhe burri i saj janë ngjizur natyrshëm.

Nëna e dy fëmijëve, lindi vajzën e saj me ndihmën e mjekëve në një spital në Kinën Lindore në mëngjesin e 25 tetorit.

Fëmija ka lindur 2.506 gramë dhe është në gjendje të shëndetshme dhe të qëndrueshme ndërsa vazhdon të trajtohet në njësinë e kujdesit intensiv neonatal.

Tian Yang është një ish-infermiere në pediatri. Ajo ishte e vetëdijshme gjatë seksionit cezarian. Bashkëshorti i saj, Huang Heping, 68 vjeçar, ishte aty për ta përshëndetur.

Huang, i cili është avokat, tha: “Ne e kemi emëruar atë Tianci, sepse ajo ishte një dhuratë nga perëndia. Shpresoj që ajo të pëlqejë emrin e saj në të ardhmen”.

Ai tha se shtatzënia me rrezik të lartë nuk ishte planifikuar, duke thënë: “Sikur të kishim dashur një fëmijë tjetër, do ta kishim bërë shumë më herët. Ne nuk do të prisnim derisa ajo ishte aq e vjetër. Ishte e papritur”.

Nga disa nipër e mbesa, mbesa e tyre më e madhe tani është 18 vjeçare dhe fillon universitetin.