Dy të vdekur dhe një seri aksidentesh, mbyllen urat prej xhami në Kinë
BKT
   Kuriozitete

Dy të vdekur dhe një seri aksidentesh, mbyllen urat prej xhami në Kinë

Ishin ndërtuar për të tërhequr turistët, por duket janë tepër të frikshme, ndaj autoritetet kineze kanë vendosur t`i mbyllin të 32 urat, vendkalimet e platformat prej xhami që janë ndërtuar në provincën e Hebeit.

Kina është përpjekur t`i kthejë objekte të tilla në një magnet për vizitorët, por ndonëse ishin kaluar në heshtje, në to ka pasur një seri aksidentesh dhe të paktën dy vdekje.

Zhangjiajie në provincën e Hunanit, e cila ishte ura më e lartë dhe e gjatë prej qelqi në botë kur u hap në vitin 2016 – u prit me mjaft entuziasëm. Megjithatë, në fillim të këtij viti, një turist humbi jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën pasi ranë nga një rrëshqitëse qelqi në rajonin e Guangxi-së, duke ngjallur shqetësim mbi sigurinë e urave të tilla, transmeton TCH.

Shiu e kishte bërë xhamin tejet të rrëshqitshëm, ndaj burri u përplas e fluturoi në ajër duke marrë goditje të rënda në kokë. Me herët gjatë këtij viti, qeveria u kishte bërë thirrje autoriteteve lokale të turizmit që të bënin një “vlerësim” të përgjithshëm të sigurisë në të gjitha urat e qelqta të vendit.