Atleti që shtangu botën me gjestin e tij: Ndihmon kundërshtarin
BKT
   Kuriozitete

Atleti që shtangu botën me gjestin e tij: Ndihmon kundërshtarin

Atleti i Guinea-Bissau, Braimi Sunkar Dabo ka shtangur botën me gjestin e tij gjatë garës 5000 metra në Kampionatin Botëror të Atletikës në Doha.

Në shtator të këtij viti në kryeqytetin e Katarit, Doha, është mbajtur Kampionati Botëror i Atletikës.

Në garë ishin gjithsej 1.972 atletë nga 209 shtete, duke përfshirë 918 femra, të cilët morën pjesë në këtë eveniment sportiv që zgjati deri me 6 tetor.

Mirëpo atleti i Guinea-Bissau, Braimi Sunkar Dabo ka bërë një gjest shumë të mirë derisa ka sakrifikuar rezultatin e tij në garën e 5000 metrave në Kampionatin Botëror të Atletikës, në Doha për të ndihmuar Jonathan Bazbi që nuk kishte më forcë të përfundonte garën.