Nesër shënohet përvjetori rënies të heronjve, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
BKT
Kosovë

Nesër shënohet përvjetori rënies të heronjve, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

RTKlive

Shoqëria Lëvizja Shoqatat e Familjeve të dëshmorëve dhe Shoqata e të burgosurve politikë, me rastin e 30-vjetorit të rënies (2 nëntor 1989) të heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, më 2 nëntor 2019, në nderim të veprës së tyre, do të organizojë disa aktivitete.

Në ora 10:00, në fshatin Llugë të Podujevës, bëhen homazhe tek obelisku i heroit të kombit Afrim Zhitia.

Në ora 12:00, në fshatin Llaushë të Podujevës, bëhen homazhe te përmendoret e heronjve të kombit Fahri dhe Bahri Fazliu.

Në ora 14:00, bëhen homazhe te vendi i rënies, Bregu i Diellit, Prishtinë.

Në ora 17:00, akademi përkujtimore, Pallati i Rinisë në Prishtinë, Salla e Kuqe, Prishtinë.


MË SHUME NGA Kosovë