Nderohen dëshmorët shqiptarë të luftës së Kroacisë
BKT
Kosovë

Nderohen dëshmorët shqiptarë të luftës së Kroacisë

Bogdanovc, më 10 nëntor 2019, nën patronimin e presidentes së Republikës së Kroacisë znj. Kolinda Grabar Kitaroviq, shoqata shqiptare e mbrojtësve të Luftës Atdhetare në Kroaci, së bashku me komunën e Bogdanovcit organizuan shënimin e përvjetorit për 87-të dëshmorët shqiptar dhe 136-të dëshmor e civil nga Bogdanovci të vrarë në Luftën Atdhetare në Kroaci.

Në këtë përkujtim prezent ishin :
I deleguari i presidentes së Republikës së Kroacisë, këshilltari për veteran Ante Deur, nga Ministria e Veteranëve të Kroacisë, zëvendës Ministri Stjepan Suçiq, krytari Unionit shqiptar në RK Esad Çollaku,kryetar i komunës së Bogdanovcit Marko Barun, atasheu ushtarak i FSK-së Kolonel Skender Haxha, nga Kosova anëtari i familjes Jashari, Lulzim Jashari, delegacioni i veteranëve të UÇK-së nga Republika e Kosovës: Ahmet Zabeli, Gani Bekaj, Abedin Gashi, etj.

Bogdanovac, në ora 10:00, para përmendores janë bërë homazhe duke vendosë kurora lulesh për 87-të dëshmoret shqiptar të Kroacisë dhe 136-të viktimat e luftës. Me këtë rast është më se e nevojshme të theksohet fakti se, përveç mbrojtësve shqiptar, po ashtu qyteti i Bogdanovcit e në veçanti civilët, kanë përjetuar vuajtje të pa përshkruara nga agresori serb.
Prandaj, shënimi i këtij përvjetori së bashku me qytetin e Bogdanocit, vetëm sa e madhështon këtë përkujtim për të vrarët në Luftën Atdhetare në Kroaci.

Ajo që e shënoj përkujtimin sot, ishte fjalimi i të deleguarit të presidentes së Republikës së Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviq, këshilltari për veteran Ante Deur, i cili foli me shumë emocione për ngjarjet e luftës në këtë hapësirë, ai shprehi vlerësimin në mënyrë të veçantë për kontributin e mbrojtësve shqiptar në Kroaci gjatë Luftës Atdhetare, duke theksuar se populli i Kroacisë dhe institucionet shtetërore të Kroacisë, e çmojnë shumë kontributin e tyre.

Këto vlerësime të larta për mbrojtësit shqiptar në Kroaci, na bëjnë krenarë ne si pjesëtarë të pakicës tonë kombëtare në Kroaci, për këta burra të mëdhenj.

Image may contain: 5 people, people standing, tree, flower, plant and outdoor

Image may contain: 11 people, outdoor

Image may contain: 5 people, people standing, tree and outdoor


MË SHUME NGA Kosovë