17:30 / 19.11.2019
Ndahen mbi 2 milionë euro për 20% e punëtorëve të tjegullores ‘IMN Kosova’
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur të martën një seancë të jashtëzakonshme.
Në këtë seancë me shumicë votash është miratuar propozim-vendimi i ekzekutivit të Komunës së Prishtinës që ish-punëtorëve të tjegullores “IMN Kosova” t’ju ndahen 2 milionë e 321 mijë e 623 euro për pagesën e këstit të dytë për 20 përqindëshin e punëtorëve në llogari të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për shpronësimin e kësaj ndërmarrje.























