12:30 / 20.11.2019
Gruaja hidhet drejt flakëve për të shpëtuar koalën që po digjej
Një australiane ka vrapuar drejt flakëve për të shpëtuar një koala që po digjej.
Një video e bërë virale në mediat sociale tregon gruan që rrezikon jetën e saj për të shpëtuar koalën e djegur.
Koala po qëndronte në një pemë në rrugët pyjet e përfshira nga flakët në Long Flat, New South Wales, para se të merrej nga gruaja, e identifikuar si Toni.
Koala dëgjohet duke qanë në video ndërsa mbështillet me këmishën e gruas. Më pas ajo vendoset në një batanije dhe i jepet ujë.
Toni tha për mediat se do kujdesej vetë për kafshën e dëmtuar nga zjarri dhe e dërgoi në spitalin Port Macquarie Koala Hospital.























