13:38 / 25.11.2019
Alarmi i ekspertëve, rekord i ri i gazrave me efekt serrë në atmosferë
Niveli i përqendrimit të gazrave me efekt serrë në atmosferë preku një rekord të ri në vitin 2018-të. Alarmi vjen nga Organizata Botërore e Meteorologjisë, e cila nuk vërejti asnjë shenjë për ulje të përqendrimit, pavarësisht angazhimeve të firmëtarëve të marrëveshjes klimatike të Parisit.
Raporti nuk merr në konsideratë sasinë e emetimeve të lëshuara por vetëm ato që kanë mbetur në atmosferë. Ekspertët llogarisin se do të duhet një reduktim drastik i emetimeve deri në vitin 2030, që të frenohet rritja e temperaturave globale në 1,5%. Nëse kjo nuk ndodh qindra miliona njerëz do të preken nga më shumë valë të nxehti, thatësirë, përmbytje e varfëri.























