20:24 / 25.11.2019
Ahmeti: Intervenime të vogla por tejet të rëndësishme për qytetarët
Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se është rregulluar shtegu këmbësorë në lagjen Dardania.
Intervenime e riaprime të vogla në dukje, por tejet të rëndësishme për të siguruar lëvizshmëri të papenguar për qyetarët.
Ky është shtegu i rregulluar për këmbësorë në lagjen Dardania.























