Çifti që fitoi në “EuroMillions” kanë vendosur të tregojnë se kush janë
BKT
   Kuriozitete

Çifti që fitoi në “EuroMillions” kanë vendosur të tregojnë se kush janë

Një çift që fitoi çmimin e parë prej 105 milionë funtesh në EuroMillions do të dalë në publik të martën.

Fituesit – të cilët janë përshkruar si një çift i palodhur pune nga zona e Chichester – “kapën” shumën e jashtëzakonshme në fillim të këtij muaji.

Kështu, siç shkruan DailyStar, të martën ata do të dalin në publik dhe do të tregojnë se si milionat kanë ndryshuar jetën e tyre përgjithmonë.

Çifti thuhet se fituan 105,100,701,90 funte në 25 vjetorin e shortit të parë të Lotarisë Kombëtare më 19 nëntor.

Siç bëhet e ditur tutje, britanikët kanë qenë me fat në këtë lojë, pasi që gjashtë britanikë kanë marrë para nga EuroMillions këtë vit.