Në Kaçanik shënohet dita globale kundër dhunës në familje
BKT
Kosovë

Në Kaçanik shënohet dita globale kundër dhunës në familje

Edhe në komunën e Kaçanikut filloi shënimi i ditës globale kundër dhunës në familje.

Në kuadër të njësitit për të drejta e njeriut – zyrtari komunal për barazi gjinore Vedat Dema, për shënimin e kësaj fushate 15 ditë aktivizim kundër dhunës në familje ka paraparë këto aktivitete:
gjashtë tryeza të rrumbullakëta me temën infrastruktura ligjore në lidhje me barazinë gjinore – me fokus dhuna në familje, tri ligjërata me temën trafikimi me qenie njerëzore.

Poashtu është paraparë edhe një tryezë me grupin e grave asambleiste dhe organizatën gratë për gratë tema – fuqizimi i gruas në vendimmarrje, shënimi i 3 dhjetorit ditës së personave me aftësi të kufizuara – KNJDNJ dhe HENDIKOS si dhe 10- dhjetori dita ndërkombëtare për të drejtat e njeriut– deklarata universale për te drejta e njeriut.


MË SHUME NGA Kosovë