10:28 / 27.11.2019
Vazhdon mbledhja e ndihmave në Prishtinë për të prekurit nga tërmeti
Pas tërmetit të djeshëm në Shqipëri, edhe sot në Kosovë kanë filluar mbledhja e ndihmave për qytetarët e prekur nga tërmeti.
Edhe sot në Prishtinë është duke vazhduar mbledhja e ndihmave për qytetarët e prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë është duke vazhduar mbledhja e ndihmave, ku qytetarë të shumtë janë duke dorëzuar ushqime e veshmbathje për familjet e prekura nga tërmeti i së martës.
Theksojmë se deri më tani zyrtarisht janë 28 persona të vdekur nga tërmeti, në mesin e tyre edhe dy vëllezër nga Gjilani, kurse mbi 600 persona të lënduar.























