Niset kontingjenti i ndihmave nga Kaçaniku për në Shqipëri
Interesim të jashtëzakonshëm kanë treguar qytetarët e Komunës së Kaçanikut ( afër 300 qytetarë) , të cilët sot gjatë tërë ditës janë angazhuar në dhurimin e gjërave ushqimore dhe veshmbathjeve, për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Dy autobus dhe dy automjete të tjera sapo janë nisur drejt Shqipërisë të stërmbushur më gjëra elementare ushqimore, si dhe veshmbathje dhe mjete sanitare.
Kryetari i Komunës Besim Ilazi falenderoi të gjithë qytetarët të cilën në vazhdimësi gjatë tërë ditës i janë përgjigjur këtij aktiviteti bamirës, ndërsa siguroi se këto ndihma do të shkojnë në adresa të duhura. Kryetari poashtu falenderoi edhe Kompanitë të cilat në mënyrë vullnetare organizuan transportin, si dhe kompaninë e cila ka dhuruar dhjetëra pako ushqimore dhe kompanitë e tjera.
Poashtu janë duke u tubuar edhe mjete financiare , të cilat do të dërgohen në llogaritë e dedikuara për banorët e prekur nga tërmeti.
Kryetari Ilazi edhe njëherë ngushëllon të gjitha familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre nga ky tërmet, ndërsa uroi që vendi sa më shpejtë të rimëkëmbet nga pasojat e lëkundjeve të tokës.























