TIKA ndihmë romëve të prekur nga tërmeti në Fushë Krujë të Shqiperisë
BKT
Kosovë

TIKA ndihmë romëve të prekur nga tërmeti në Fushë Krujë të Shqiperisë

Agjencia Turke pë Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA, ka shpërndarë pako humanitare në lagjen e romëve në Fushë Krujë, raporton Gazeta e Re.

Në një prononcim ekskluziv kryetarja e shoqatës komunitare Porta Rome për Integrim në Fushë Krujë, Fatmire Dajlani ka falënderuar TIKA-në për mbështetjet e dhëna për viktimat e tërmetit e cila ka ndikuar negativisht edhe në lagjen e komunitetit romë në Fushë Krujë.

“Ne kaluam në kontakt me një shoqatë rome në Kosovë e cila pastaj ka kontaktuar Agjencinë TIKA në Kosovë të cilët kanë reaguar menjëherë dhe përmes ofisit të TIKA-së në Tiranë ata na sollën pako ushqimore, veshmbathje dhe produkte higjienike, TIKA ishte organizata e parë që ka reaguar dhe na ka ardh për ndihmë, falënderimet tona shkojnë për qeverinë turke dhe presidentit Erdogan”, tha Dajlan.

Ajo shtoi se të opinioni është përqendruar në Durrës dhe Thumanë kurse pjesa e Fushë Krujës është neglizhuar. /Gazetaere.com/

 

 


MË SHUME NGA Kosovë