08:15 / 28.11.2019
Shtatorja e Adem Jasharit sot vendoset në Fushë Kosovë
RTKlive
Sot në një ceremoni rasti do të bëhet zbulimi i shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari, në Fushë Kosovë.
Ceremonia e zbulimit të shtatores të komandantit legjendar do të mbahet në parkun e qytetit të Fushë Kosovës, saktësisht në rrugën " Nëna Terezë", duke filluar nga ora 14.00.
Kjo ngjarje organizohet duke kujtuar rëndësinë e datës 28 Nëntor për kombin shqiptar.























