Komuna e Kaçanikut ndanë 10 mijë euro për ndihmë Shqipërisë
Kuvendi i Komunës së Kaçanikut ndanë 10 mijë euro për ndihmë shtetit Shqiptar pas tërmetit të fundit Me një minutë heshtje filloi punimet mbledhja e XI-të (Njëmbëdhjetë) e rregullt e Kuvendit të Komunës së Kaçanikut për vitin 2019, në nderim të viktimave që humbën jetën nga fatkeqësia natyrore në Shqipëri.
Me një minutë heshtje filloi punimet mbledhja e XI-të (Njëmbëdhjetë) e rregullt e Kuvendit të Komunës së Kaçanikut për vitin 2019, në nderim të viktimave që humbën jetën nga fatkeqësia natyrore në Shqipëri.
Mbledhjen e kryesoi Kryesuesi i Kuvendit Kemajl Murseli. Fillimisht grupi parlamentar nga lëvizja Vetëvendosje kërkoi që të futet në rend dite mundësia e ndarjes së mjeteve financiare për ndihmë shtetit të Shqipërisë, pas tërmetit.
Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, shprehu edhe njëherë ngushëllimet për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre nga kjo fatkeqësi natyrore, si dhe falenderoi qytetarët e Kaçanikut të cilët në mënyrë masive iu kanë përgjigjur aksionit vullnetarë për dhurimin e ndihmave në forma të ndryshme.
Kryetari Ilazi tha se ditë më parë, në konsultim edhe me Kryesuesin e Kuvendit dhe drejtorinë e Financave janë shikuar mundësitë e ndihmës financiare nga Komuna e Kaçanikut për ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri. Kryetari shtoi se për shkak të specifikave të fundi vitit që paraqiten në realizim të buxhetit, Komuna e Kaçanikut planifikon të ndajë 10 mijë euro nga buxheti i saj në ndihmë Shqipërisë.
Ky propozim njëzëri u përkrahë nga të gjithë anëtarët e Kuvendit, të cilët ngushëlluan familjet e viktimave, si dhe uruan që vendi sa me shpejtë të rimëkëmbet. Kuvendi poashtu miratoi edhe pikat e tjera të rendit të ditës: 2. Harmonizimi i Rregullores për Transparencë Komunale 03/2019 (01Nr.02-60/01-31847/19) të datës 17 Tetor 2019 me dispozitat ligjore në fuqi, sipas Kërkesës së MAPL të datës 04.11.2019 , 3. Propozim Rregullorja për tatimin mbi pronën e paluajtshme për vitin 2020, 4. Propozim Rregullore për ndryshim plotësimin e Rregullores 01/2018 (01Nr. 02-104/01-11899) për bashkëpunimin e komunës me vendbanimet, fshatrat dhe lagjet urbane të Komunës së Kaçanikut, 5. Draft Plani Komunal për integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar 2019-2022, 6. Propozim Vendimi për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve lokale pas shqyrtimit të ankesave, kërkesave dhe propozimeve nga qytetarët e Komunës së Kaçanikut nga Komisioni për Emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve lokale, 7. Propozim Vendimi për formimin e komisionit vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, ku nga kuvendi anëtarë u zgjodhën Kadri Krivenjeva ( PDK) si dhe Adnan Reka (VV), 8. Propozim Vendimi Paraprak për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore të Parcelës kadastrale Nr. 00144-36 Zona Kadastrale Kaçanik, me kulturë pyjore Mal i klasës 1, në emër të Selajdin Tusha nga Kaçaniku, 9. Propozim Vendimi për shpalljen me interes të përgjithshëm publik për këmbimin e pronës komunale me pronën private, patundshmërinë në PK Nr. 01151-5 në ZK Soponicë,me kulturë, rrugë private në emër të Enver Dalloshi, me pjesën e PK Nr. 01152-0 në ZK Soponicë në emër të P.Sh.
Kuvendi i Komunës Kaçanik, për ndërtimin e rrugës së f. Soponicë, 10. Propozim Vendimi për shpalljen me interes të përgjithshëm publik për këmbimin e pronës komunale me pronën private, patundshmërinë në PK numrat: 01211-3 dhe 01211-6 me kulturë Arë e klasës së 2, në ZK në Soponicë në emër të Muharrem Dalloshi, dhe pjesa e PK Nr. 01205-0 ZK Soponicë, P.Sh. Kuvendi i Komunës Kaçanik, për ndërtimin e një pjese të rrugës në f. Soponicë, 11. Propozim Vendimi për shpalljen me interes të përgjithshëm publik për këmbimin e pronës komunale me pronën private, patundshmërisë në PK Nr. 00881-2 me kulturë kullosë e klasës së 5 në ZK në Kaçanik në emër të Milaim Fuga nga Kaçaniku dhe pjesën e parcelës Nr. 01855-1, ZK Kaçanik, në emër të rrugë publike e pa kategorizuar, për zgjerimin e rrugës “ Nexhmush Fera” në Kaçanik, 12. Propozim Vendimi Paraprak për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore të PK Nr. 01356-2 ZK Kaçanik i Vjetër, me kulturë bujqësore Kullosë e klasës së 3, në emër të Milaim Elezi dhe 13.
Propozim Vendimi për harmonizimin e mjeteve buxhetore brenda kategorisë së Pagave dhe Mëditjeve për vitin fiskal 2019.























