Javën e ardhshme priten reshjet e para të bores
BKT
Kosovë

Javën e ardhshme priten reshjet e para të bores

‘Prishtina Weather’, ka publikuar motin për pesë ditët e ardhshme. Nesër mot do të jetë i ndryshueshëm dhe me shi, në vise malore borë. Javën e parë të muajit dhjetor priten reshjet e para të borës edhe në vise të ulëta.

30.11 – Në mëngjes vranët dhe me shi. Ditën kryesisht me vransira, reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima. Në vise malore mbi 1500m reshje bore. Pasdite reshjet pritet të pushojnë. Në mbrëmje kthjellime dhe ftohtë.

1.12 – Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica. Ditën kryesisht me diell.

2.12 – Në mëngjes pjesërisht vranët. Më pas gjatë ditës vransirat do të shtohen.

3.12-4.12 – Të martën ftohtë, në mëngjes reshje shiu dhe bore, që gjatë ditës do të shndërrohen në reshje bore. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë. Ditën e mërkurë, ftohtë dhe kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica.

Temperaturat e ajrit gradualisht do të pësojnë rënie përreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të zbresin nga 5C, ditën e nesërme, në -2C ditën e diel, e maksimale nga 8C, në 3C deri 4C ditën e martë dhe mërkurë.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare 1-10m/s, drejtimesh të ndryshme.

Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale.


MË SHUME NGA Kosovë