Japoni, arrestohet plaku që telefonoi 24.000 herë operatorin telefonik
BKT
   Kuriozitete

Japoni, arrestohet plaku që telefonoi 24.000 herë operatorin telefonik

Akitoshi Okamoto ka telefonuar mijëra herë operatorin telefonik të kompanisë së telekomunikacionit KDDI me pretendimin se i është shkelur kontrata.

Një i moshuar 71-vjeçar në Japoni është arrestuar pasi 24.000 herë e ka telefonuar operatorin telefonik të një kompanie telekomunikacioni.

Sipas mediave japoneze, policia e Tokios njoftoi se ka arrestuar pensionistin Akitoshi Okamoto për arsye se ka penguar zhvillimin e punës, pasi ai ka telefonuar mijëra herë operatorin telefonik të kompanisë së telekomunikacionit KDDI me pretendimin se i është shkelur kontrata.

Policia bëri të ditur se Akitoshi dëshiron që të kërkohet falje për shkak të shkeljes së bërë ndaj kontratës së tij, ndërsa ai ka ofenduar punonjësit e kompanisë, ndërsa në disa raste ka ndërprerë telefonatën menjëherë pasi i janë përgjigjur.

Siç thuhet, Japonia është duke u përballur me probleme sociale për shkak të rritjes së moshës së popullsisë.