Në kërkim t`partnerit:Tigri bën rrugë më të gjatë të regjistruar ndonjëherë
BKT
   Kuriozitete

Në kërkim t`partnerit:Tigri bën rrugë më të gjatë të regjistruar ndonjëherë

Një tigër besohet të ketë përfunduar ecjen më të gjatë të regjistruar ndonjëherë nga speciet në Indi, pasi udhëtoi rreth 807 milje (1300 km).

Ekspertët besojnë se modeli i udhëtimit të kafshës sugjeron se ishte në kërkim të një partneri. Tigri ishte i pajisur me një zinxhir radio, sepse ishte pjesë e një projekti që studion modelet e shpërndarjes së tigrave në një pjesë lindore të shtetit Maharashtra.

Disa njerëz thonë që kafshët nuk qëndrojnë në një vend më shumë se 4-5 ditë, dhe këtë e bëjnë vetëm sepse kishin gjetur pre. Bilal Habib, biolog i moshuar në Institutin e jetës së egër në Indi, tha se kjo është ecja më e gjatë që një tigër ka bërë në Indi.

”Ne e dimë sepse ka qenë i lidhur me radio. është e qartë se me zvogëlimin e hapësirës, duhet të hartojmë politikë për të kontrolluar sigurinë e tigrave. Një tigër ka nevojë për tre gjëra: hapësirë, ushqim dhe partner. Dhe nëse nuk arrin të gjej njërën nga këto, do vazhdoj ende të ec.”

Tigri i cili ka lindur në fund të vitit 2016, bëri rrugë të gjatë duke shëtitur tërë Indinë pothuajse, derisa në fund u ndal në Buldhana.