Tentoi të kalonte kufirin me 14 zogj të fshehur në pantallona
Sharr Travel

Tentoi të kalonte kufirin me 14 zogj të fshehur në pantallona

Një person është arrestuar nga autoritetet palestineze pasi tentoi të transportonte 14 zogj të rrallë duke i fshehur brenda pantallonave.

Policia kufitare e ndaloi shtetasin në kufirin mes West Bank dhe Jordanisë pasi punonjësit vunë re diçka të pazakontë brenda pantallonave të tij.

Pasi e kontrolluan ata gjetën të lidhur tek këmbët e tij 14 zogj të një lloji shumë të rrallë.

Ai rezultoi se nuk kishte licencë për transportimin e tyre. Gjithashtu ai deklaroi për policinë se i kishte blerë shpendët në Jordani dhe do t'i shiste ata në West Bank.

"Ne do të luftojmë fenomenin e shfrytëzimit të kafshëve" - deklaroi shefi i Autoritetit Kufitar.