20:01 / 07.12.2019
Jashari: Ka filluar asfaltimi i rrugëve në fshatrat Kuqicë dhe Tërrnavc
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka theksuar se në vazhdën e punimeve të shumta, ka filluar asfaltimi i disa segmenteve të rrugëve në fshatrat Kuqicë dhe Tërrnavc.
Postimi i Jasharit në Facebook:
Në vazhdën e punimeve të shumta, ka filluar asfaltimi i disa segmenteve të rrugëve në fshatrat Kuqicë dhe Tërrnavc, për të parë nga afër punimet në këtë ditë vikendi ishte edhe drejtoresha e Urbanizmit, Sanije Ahmeti, së bashku me inxhinierë dhe profesionistë.
Ky projekt është tejet i rëndësishëm për rregullimin e infrastrukturës për banorët e kësaj pjese.
E gëzofshin banorët!























