Vendet në të cilat nuk lejohet të shkelë asnjë njeri
Sharr Travel

Vendet në të cilat nuk lejohet të shkelë asnjë njeri

Duke marrë parasysh nivelet befasuese të ekspansionit global dhe zhvillimit të teknologjisë, është e pamundur të imagjionet se ekziston një pjesë e planetit e cila mbetet e pazbuluar ose e pashpjeguar.

Nga strukturat e mbrojtura nga njeriu, deri tek enigmat natyrore të mbrojtura nga shkencat e mjedisit, një mori vendesh në të gjithë globin janë të ndaluar për turistët.

Në një botë plot vende që mund të zbuloni, është intriguese të konsideroni vendet që nuk mund të mundni.

Ishulli i gjarpërinjve, Brazil

Rreth 93 milje larg bregdetit të Sao Paulo, është i ndodhur edhe ishulli i njohur si ishulli i gjarpërinjve. Pse ka këtë emërtim? Studuesit vlerësojnë se ka midis 1-5 gjarpërinj në 10 metra katrorë. Gjarpërinjtë, janë të njohur për helmin e tyre. Kështu që mbase nuk është ide e keqe të ndalosh vizitën në këtë ishull.

Shpella Lascaux, Francë

Në përpjekjen për të zbuluar historinë e racës njerëzore, ekziston një vend spektakolar. Shpellat Lascaux në Francën jugperëndimore janë shtëpia e një seri pikturash mahnitëse paleolitike, që vlerësohet të jenë të vjetra deri në 20 mijë vjet. Mjerisht, shpellat janë ndaluar të vizitohen që nga vitet 60, pasi ato janë pushtuar nga kërpudhat dhe myku i zi, të dyja të dëmshme për shëndetin e njeriut. Plus, prania e njeriut konsiderohet shkatërruese për veprat e artit.

Arena 51, SHBA

Arena 51 është e bllokuar për dekada. Baza e fshehur ushtarake në shkretëtirën e Nevadës ka mbajtur qëllimin e saj sekret për kohë të gjatë, megjithëse shumë pëlqejnë të besojnë se është mbajtur për prova të huaja.
Një gjë është e sigurt, përpjekja për të hyrë në zonën e ndaluar është shumë e papërgjegjshme, pasi bazat janë në mbrojtje.

Ishulli Sentinel i Veriut, Indi

Në ishun e Veriut Sentinel, ndodhet një ishull i vogël në zinxhirin Andaman në Gjirin e Bengalit, vendasit kanë qenë kundër ndikimeve të botës moderne. Në fakt, njerëzit Sentinelezë që jetojnë në ishull refuzojnë të komunikojnë me ndonjë të huaj dhe janë të gatshëm të bëhen të dhunshëm për të mbrojtur vendin e tyre. Pas cunamit të vitit 2004, kur Rojet Bregdetare indiane fluturuan në një mision zbulimi rreth ishullit, disa burra dolën nga pyjet duke qëlluar helikopterët e tyre me shigjeta.

Ishulli Heard, Australi

Një nga ishujt të të largët në botë, Heard teknikisht i përket Australisë, por mund të gjendet diku midis Madagaskarit dhe Antarktidës. Ishulli është i njohur për vullkanet e tij aktive, por për pjesën më të madhe është plotësisht i mbuluar në akull. Në këtë ishull jetojnë zogj të ndryshëm, dhe 4 lloje të pinguinëve. Sidoqoftë njerëzit nuk lejohen të vizitojnë këtë ishull, vetëm për arsye të caktuara shkencore.