Turisti i dehur anglez vjedh autobusin dhe shkatërron çfarë i del përpara
Sharr Travel

Turisti i dehur anglez vjedh autobusin dhe shkatërron çfarë i del përpara

Një turist anglez vodhi një autobus në Benidorm dhe eci me shpejtësi më shumë se 3 km, duke shkatërruar gjithçka që i doli përpara.

Mjeti u vodh në periferi të qytezës spanjolle, aty ku parkojnë autobusët e linjës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:30 të ditës së diel, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi identitetin e turistit ose për arsyen pse ka kryer këtë veprim.

Sipas mediave angleze, turisti me shumë mundësi ka qenë i dehur.