Del në ankand koleksioni më i madh i uiskit në botë, për 10.5 milionë $

Del në ankand koleksioni më i madh i uiskit në botë, për 10.5 milionë $

Koleksioni më i madh në botë i uiskit skocez do dalë së shpejti në ankand. Pritet që koleksioni të shitet për një shumë marramendëse prej 10.5 milion dollarë.

“Koleksioni i përsosur” u grumbullua nga i ndjeri Richard Gooding, një koleksionist amerikan nga Kolorado.

Sipas shtëpisë së ankandit Whisky Auctioneer, Gooding kaloi dekada të tëra në ndjekje të koleksionimit të pijeve të përsosura. Ai udhëtoi rregullisht në Skoci për të grumbulluar shishe speciale në ankande dhe distileri.

Koleksioni përbëhet nga më shumë se 3.900 shishe dhe do të shitet në ankand vitin e ardhshëm. Disa prej shisheve janë vlerësuar individualisht me një vlerë më shumë se 1.6 milion dollarë.

Koleksioni përfshin shishe të rralla dhe të çmuara të Macallan, Boëmore dhe Springbank, si dhe pije nga distileri që tani janë mbyllur si Stromness Distillery dhe Dallas Dhu.


MË SHUME NGA Kuriozitete