Kryetari Ilazi viziton punimet në Palestrën Sportive në Kaçanik
BKT
Kosovë

Kryetari Ilazi viziton punimet në Palestrën Sportive në Kaçanik

Pamje të reja e moderne janë realizuar tashmë në palestrën sportive në Kaçanik, ku punimet kanë hyrë në fazën përfundimtare.

Kryetari i Komunës Besim Ilazi me bashkëpunëtorë vizitoi nga afër këto punime, ndërsa u shpreh i kënaqur me intensitetin që është zhvilluar kohëve të fundit, ku edhe palestra tashmë ka marrë formën e një palestre sportive.

Kryetari Ilazi tha se kjo palestër do të krijoj kushte të përshtatshme për zhvillim të kulturave të ndryshme sportive, ndërsa do të jetë një hapësirë e cila mund të shfrytëzohet edhe për aktivitete të ndryshme, duke plotësuar të gjitha standardet e nevojshme për zhvillim të veprimtarive sportive.


MË SHUME NGA Kosovë