Fermerët kaçanikas edhe në vitin 2019 mbështeten nga komuna
Edhe gjatë vitit 2019, ka vazhduar tradita e përkrahjes së fermerëve të Komunës së Kaçanikut në forma të ndryshme.
127 fermerë- kultivues të grurit, janë përkrahur me mjete monetare, ku vlera e përgjithshme e projektit është 18 mijë e 234 euro.
Poashtu me fidane të arrës dhe lajthisë kanë përfituar 36 fermerë, ku vlera e përgjithshme e projektit ishte 7 mijë e 229 euro, me 20 % participim të fermerëve.
Ndërsa bletarët janë mbështetur me mjete financiare për blerjen e centrifugave elektrike, ku vlera e projektit ishte 16 mijë e 170 euro, me 20 % participim të fermerëve.
Fermerët përfitues u vizituan edhe nga Kryetari Besim Ilazi, i cili u dëshiroi suksese në zhvillim të veprimtarive bujqësore në Komunën e Kaçanikut.
Kryetari Ilazi tha se këto projekte po realizohen në kuadër të masave përkrahëse që po ndërmerr komuna për subvencionimin e fermerëve në forma të ndryshme.
Subvencionimi i bujqve është bërë edhe muaj më parë përmes projektit të serrave ku përfituan dhjetëra fermerë.























