12:58 / 12.12.2019
Iowa, 50 automjete u aksidentuan si pasojë e dëborës në rrugë
Një person është lënduar dhe 50 automjete janë aksidentuar si pasojë e reshjeve të mëdha të borës në rrugët e Altoonas në Iowa të SHBA-së.
Të gjitha korsitë perëndimore u bllokuan për qarkullim për më shumë se një orë pas grumbullimit të këtyre veturave.
Kjo filloi të ndodhte nga ora 11:00 e mëngjesit këtë e bëri të ditur Alex Dinkla nga njësia e patrullimeve në Iowa për Associated Press.























