Diskutohet situata e sigurisë në Kaçanik me përfaqësues policor
BKT
Kosovë

Diskutohet situata e sigurisë në Kaçanik me përfaqësues policor

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në takim Drejtorin Regjional të Policisë së Kosovës në Ferizaj Emin Beqiri, Memetali Hajdini- shef i operativës rajonale si dhe Komandantin e Stacionit të Policisë në Kaçanik Halim Shehu.

Në takim prezantoi edhe Nënkryetari Ylber Bajra. Në këtë takim u diskutua situata e përgjithshme e sigurisë në komunë, me theks të veçantë dukuria e vjedhjeve të fundit që janë bërë në territorin e komunës.

Kryetari Besim Ilazi edhe njëherë shprehu shqetësimin e tij për këtë dukuri, ndërsa tha se janë familjet ata që po dëmtohen më së shumti si materialisht e poashtu edhe emocionalisht, ndërsa kërkoi nga Policia e Kosovës në identifikimin e sa më të shpejtë të kryerësve të këtyre veprave vandale. Ndërkohë përfaqësuesit policor në këtë takim bënë të ditur se tashmë kanë përforcuar mekanizmat në luftimin e kësaj dukurie, ku së fundi është angazhuar edhe njësia speciale, ndërsa kërkuan tek qytetarët bashkëpunim në rast të ndonjë informate që do të ndihmoj për identifikim të rasteve.

Ata poashtu kërkuan edhe mirëkuptim tek qytetarët për shkak të kontrollave dhe patrullave të shtuara si nga policia e poashtu edhe nga njësia speciale. Dukuria e vjedhjeve në Komunën e Kaçanikut, ka marrë masa shqetësuese, ku vetëm kohëve të fundit kanë ndodhur dhjetëra raste nëpër shtëpi private, ku janë vjedhur mjete monetare dhe gjësende me vlerë.


MË SHUME NGA Kosovë