Shërbyesit civilë të Mitrovicës mirëpresin pezullimin e Ligjit për paga
Sharr Travel

Shërbyesit civilë të Mitrovicës mirëpresin pezullimin e Ligjit për paga

Drejtuesit e Sindikatës së Shërbyesve Civilë të Komunës së Mitrovicës, kanë mbajtur një takim për të diskutuar në lidhje me pezullimin e Ligjit për paga nga Gjykata Kushtetuese.

Në këtë takim të pranishmit kanë shprehur qëndrimet e tyre, duke thënë se e përkrahin dërgimin e Ligjit për paga në Gjykatën Kushtetuese, sepse sipas tyre ky ligj i miratuar nga Kuvendi i Kosovës ka qenë diskriminues në krahasim me shërbimet tjera në Kosovë. Ata kanë thënë se presin që me amandamentimin e ligjit, shërbyesit civilë të kategorizohen në nivelin e njëjtë me shërbyesit tjerë si shëndetësia, arsimi, etj.

Kryetari i kësaj sindikate, Mehmet Bajrami, ka thënë se për kërkesat dhe nevojat e shërbyesve civil kanë pasur takime dhe premtime nga niveli qendror dhe komisioni qeveritar, që kërkesat e tyre të merren parasysh dhe të jenë të barabarta më shërbyesit civil të tjerë.

Mirëpo, ai ka deklaruar se asnjëri nga këto premtime nuk është plotësuar dhe ndihen të diskriminuar sa i përket kategorizimit në Ligjin për paga.