Komuna e Kaçanikut renovon objektet shëndetësore nëpër fshatra
Sharr Travel

Komuna e Kaçanikut renovon objektet shëndetësore nëpër fshatra

Objektet shëndetësore të Ambulantave të Mjekësisë Familjare dhe Qendrave të Mjekësisë Familjare, ishin pjesë e investimeve kapitale për vitin 2019.

60 mijë euro janë investuar në renovim të objekteve shëndetësore, ndërsa mbi 6 mijë në pajisjen me inventarë, ku përveç QKMF-së janë përfshirë edhe fshatrat e Komunës së Kaçanikut, Glloboqicë, Dubravë, Begracë, Ivajë, Kaçanik të Vjetër, Biqec dhe Kotilinë, në kuadër të projektit të renovimit të objekteve shëndetësore.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Diana Reka, bëri të ditur se projekti ka përfshirë pajisjen me inventarë të ri, rregullimi i rrethojave të këtyre objekteve shëndetësore etj, ndërsa shtoi se të gjitha këto investime po bëhen në mënyrë të krijimit të kushteve sa më të mira për punë, për shërbime sa me efektive dhe të shpejta. Këto investime janë realizuar në kuadër të buxhetit komunal të vitit 2019.