Organizohet punëtori gatimi për fëmijë
Sharr Travel

Organizohet punëtori gatimi për fëmijë

Aleanca Franceze e Prishtinës me mbështetjen e Ambasadës Franceze organizon sot një punëtori gatimi për fëmijë me kuzhinierin francez Christophe Dovergne.

Themeluesi i faqes së internetit të recetave 750g.com, kuzhinieri Christophe mëson gatime në shkolla të mesme në Francë dhe është autor i librave të shumta të gatimeve.

Ai punon rregullisht në Kosovë si pjesë e formimit profesional në shkollat e mesme profesionale dhe restorante.

Fëmijët që marrin pjesë në punëtori do të mësojnë se si të bëjnë biskota të krishtlindjeve. Punëtoria është e hapur për fëmijë nga mosha 6 deri në 12 vjet, dhe synon të zbulojë gastronominë franceze dhe traditat franceze të Krishtlindjes.


MË SHUME NGA Nacionale