18:48 / 15.12.2019
Prej sonte edhe Kamenica hap shtëpizat me pije dhe ushqim të nxehtë
Vendi ynë po frymon dashuri dhe festë, në vigjilje të festave të fundvitit.
Shumë qytete, sheshe e madje dhe fshatra janë dekoruar e ndriçuar me drita.
Edhe Komuna e Kamenicës i ka dhënë rëndësi dekorimit të qytetit të tyre të vogël. Madje, sonte do të hapen shtëpizat dimërore që ofrojnë pije dhe ushqim të nxehtë.
Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.
“Koha e mirë
Atmosfera e mirë
Muhabetet e mira
Me pi me hangër
Ska ma mire”, ka shkruar ai.























