Bahtiri premton hapjen e fabrikës për riciklimin e mbeturinave në Mitrovicë
BKT
Kosovë

Bahtiri premton hapjen e fabrikës për riciklimin e mbeturinave në Mitrovicë

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se qytetit të Mitrovicës shumë shpejt do i shtohet edhe fabrika e reciklimit të mbeturinave, e para e këtij lloji në Kosovë.

“Projekteve të mëdha që janë realizuar në Mitrovicë, nga tash do t’i shtohet edhe fabrika për reciklimin e mbeturinave, që është e para e këtij lloji në Kosovë”, ka shkruar Bahtiri në faqen e tij në Facebook.

Postimi i plotë: 

Projekteve të mëdha që janë realizuar në Mitrovicë, nga tash do t'i shtohet edhe fabrika për reciklimin e mbeturinave, që është e para e këtij lloji në Kosovë.

Me një investim prej 3.5 milionë euro, kjo fabrikë tashmë është kompletuar dhe pas mbarimit të procedurave teknike standarde do t'ia fillon punës, ku edhe do të hapen dhjetra vende të reja pune.

Mbeturinat si hekuri, letra, druri, plastika e qelqi, do të ndahen dhe grumbullohen këtu për t'u shitur, me çka do ta zvogëlojnë sasinë e mbeturinave që hudhen ne deponi për më shumë se përgjysmë.

AB

Image may contain: 3 people, people standing and outdoor

Image may contain: one or more people, people standing and basketball court


MË SHUME NGA Kosovë