Vihet gurëthemeli i shkollës “Lidhja e Prizrenit”, në Deçan
BKT
Kosovë

Vihet gurëthemeli i shkollës “Lidhja e Prizrenit”, në Deçan

ShFMU “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, do të bëhet me objekt të ri pasi që aty gjatë ditës së sotme është vënë gurëthemeli i objektit të ri.

Aty u tha se kjo vatër e intelektualizmit do ta ketë edhe objektin e ri.

Këshilltari i ministrit Bytyqi, Shkodran Imeraj, tha se falë punës dhe angazhimit të deputetëve nga kjo anë është bërë i mundur ndërtimi i këtij objekti.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se ndihet krenar që pikërisht në dy-vjetorin e marrjes së mandatit janë ndërtuar gjashtë shkolla të reja në këtë komunë.

Ndërkaq drejtori i Shkollës “Lidhja e Prizrenit”, Qazim Maloku, falënderoi ministrinë e Arsimit për këtë investim.


MË SHUME NGA Kosovë