Gjyshja bën gati 500 dhurata për Krishtlindje, për njerëzit në nevojë
BKT
   Kuriozitete

Gjyshja bën gati 500 dhurata për Krishtlindje, për njerëzit në nevojë

Fran Clarke, 80 vjecare nga Hengrove, Bristol, i ka mbushur 500 kuti të këpucëve me dhurata për Krishtlindje, për njerëzit në nevojë.

Ajo këtë ishte duke e bërë qe një vit, duke kaluar një orë në ditë për ti mbushur kutitë e këpucëve.

Gjyshja bën 500 kuti këpucësh të mbushura me dhurata për njerëzit në nevojë

Ajo gjërat i gjente në dyqanet e bamirësisë, ku aty kishte sapuna, furça të dhëmbëve, karta dhe rroba.

Veprimet bujare të saj e kanë bërë që të etiketohet me emrin “Santa e jetës së vërtetë”, pasi që ajo dhuron gëzim tek njerëzit në nevojë.

Gjyshja mban një kuti këpucësh të mbushur me dhurata të krijuar për njerëzit në nevojë

Gjyshja u frymëzua ta bënte këtë pasi pa një reklamë me apel për dhuratë në një revistë kishtare menjëherë pasi ajo u zhvendos në një shtëpi të kujdesit, larg familjes së saj.

Çdo kuti kushton rreth 5 paund për tu mbushur. Ajo paguan edhe vetë, por edhe merr kontribute nga të tjerët.

Kuti këpucësh të mbushura me dhurata të bëra për njerëzit në nevojë