Ky shtet ka 450 mijë roje të sigurisë që luftojnë krimin
BKT
   Kuriozitete

Ky shtet ka 450 mijë roje të sigurisë që luftojnë krimin

Ky vend ka një ndër industritë më të mëdha në botë të sigurimeve private. Aty ka më shumë se 9 mijë kompani të regjistruara dhe 450 roje aktive, që është numër shumë më i madh se numri i policëve.

Telat me gjemba, barrierat elektrike dhe butonet e panikut janë pjesë e jetës së përditshme në këtë Afrikën e Jugut që numëron më shumë se 20 mijë vrasje në vit. Kjo është shkalla e pestë më e madhe në botë.

Zyrtarët kanë krahasuar Afrikën e Jugut me një zonë luftë. Ushtria është caktuar që të ndërhyjë në qytetin e Johanesburgut pas vrasjeve të shumta mes bandave kriminale.

Në këtë vend shumë persona kontraktojnë kompanitë e sigurimeve që të ruajnë pronat e tyre private, pasi që lufta ndaj krimit nga ana e shtetit po del të jetë shumë e vështirë.