08:41 / 17.12.2019
Peshkatari kinez përdor pelikanin për të kapur peshq të mëdhenj
Një peshkatar kinez me një lidhje të fortë me pelikanët përdor këto zogj për të kapur peshq të mëdhenj në një ritual qindra vjeçar që është traditë e jugut të Kinës.
Fotografja Julia Wimmerlin ka kapur këto momente spektakolare me aparatin e saj, në Lumin Li, në Guilin.
“Të shikoja procesin e peshkimit dhe vendin fantastik ku dilte për të peshkuar i moshuari kinez, ishte mbresëlënëse”, tha fotografja.


























