20:21 / 19.12.2019
Lobi Euro Atlantik Shqiptar, shënoi trevjetorin e themelimit
Në selinë e tij në Lörrach të Gjermanisë, Lobi Euro Atlantik Shqiptar, shënoi trevjetorin e themelimit. Në këtë takim u fol për punën dhe aktivitetin e Lobit në periudhën trevjeçare dhe planet për të ardhmen.
Kryesia e Lobit u zgjerua edhe me 6 anëtarë të rinj si domosdoshmëri e rifreskimit të kryesisë. Kryesia qendrore vizitoi edhe Ambasadën e Kosovës dhe atë të Shqipërisë, ku morën mbështetje për punën e mëtejshme. Nga kryesia e Lobit Euro Atlantik Shqiptar që udhëhiqej nga kryetari Shukri Ymeri, u kërkua një bashkëpunim më i fuqishëm me të gjitha institucionet tona shtetërore si dhe depolitizimi i mërgatës.























