11:57 / 20.12.2019
Hapet çerdhja e re në Kalabri për 100 fëmijë
Së shpejti në lagjen Kalabria në Prishtinë do të hapen dyert e çerdhës “Cicërimat”.
Në këtë kopsht do të kenë mundësi të regjistrohen 100 fëmijë të lagjes.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Kopshti “Cicërimat” në lagjen Kalabria së shpejti do të i hap dyert për rreth 100 fëmijë të lagjes.
Fillimisht është hapur konkursi edhe për rekrutimin e stafit të këtij kopshti, të cilët do të përkujdesen që ky kopsht të funksionojë dhe të i zbatojë të gjitha politikat dhe standardet adekuate për edukimin e hershëm”, thuhet në njoftim.























