Përurohet Objekti i ri i Çerdhes së Qytetit në Kaçanik
BKT
Kosovë

Përurohet Objekti i ri i Çerdhes së Qytetit në Kaçanik

Vargut të objekteve të reja të përuruara, sot iu bashkëngjit edhe objekti i ri i Qendrës për Edukim dhe Arsimim Parafillor “ Agimi” në Kaçanik.

Në ceremoninë inauguruese, Nënkryetari i Komunës Ylber Bajra në emrin e tij personal dhe në emër të Kryetarit Besim Ilazi, uroi fëmijët, prindërit dhe të gjithë qytetarët komunës për objektin e ri modern të sapo ndërtuar, i cili që nga sot do të ketë dyert e hapura të presë fëmijët të cilët do të kalojnë një pjesë të kohës aty.

Nënkryetari Bajra tha se investimi në këtë objekt është mjaft i qëlluar sepse, nëse investohet nga baza atëherë edhe gjeneratat do të jenë më të përgatitura për mësimnxënie, ndërsa falenderoi të gjithë ata që mundësuan ndërtimin e këtij objekti modern me standarde të larta.

Të pranishmit i përshëndeti edhe drejtoresha e Qendrës për Edukim dhe Arsimim Parafillor “ Agimi” Elife Murseli, e cila uroi fëmijët, stafin si dhe të gjithë qytetarët për objektin e ri modern, ndërsa falenderoi Ministrinë e Arsimit dhe Komunën e Kaçanikut për këtë investim të qëlluar për ardhmërinë e vendit.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe përfaqësues të tjerë nga Komuna e Kaçanikut, drejtori për Arsim dhe Kulturë Zahir Doda, Kryesuesi i Kuvendit Kemajl Murseli, zyrtarë të tjerë komunal, prindër dhe qytetarë.

Në fund u shfaq një program i shkurtër artistik nga fëmijët e kësaj qendre si dhe nga artistet e vogla kaçanikase.

Ky objekt është financuar nga fondet e Bashkimit Evropian implementuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndërsa një pjesë e inventarit është financuar nga Komuna e Kaçanikut.

 


MË SHUME NGA Kosovë