Të rinjtë e Kaçanikut përfitues të projektit “ PREX” nga OJQ “ FIQ”
BKT
Kosovë

Të rinjtë e Kaçanikut përfitues të projektit “ PREX” nga OJQ “ FIQ”

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, dëgjoi nga afër sfidat e të rinjve të cilët çdo ditë ballafaqohen me nga më të ndryshmet.

Të rinjtë sot kishin mundësinë që me të parin e qytetit të Kaçanikut të shprehin brengat dhe sfidat që ata i hasin çdo ditë, në kuadër të debatit të organizuar nga Forumi për Iniciativa Qytetare.

Kryetari Besim Ilazi, u shpreh i impresionuar me talentin e të rinjve dhe gatishmërinë e tyre, të cilët përmes projektit “ PREX” kanë aplikuar me ide të ndryshme inovative ku dhjetëra nga ta tashmë janë edhe përfitues, ku edhe kanë hapur biznese të reja.

Përfaqësuesit nga FIQ-i, thanë se Komuna e Kaçanikut ka një rini të shëndoshë, ndërsa u shprehën të mahnitur me idetë e të rinjve, grupeve joformale si dhe OJQ-ve, të cilët edhe do të përfitojnë në forma të ndryshme në zbatim të ideve të ndryshme, si dhe janë në fazën e fundit të trajnimeve.

Projekti PREX ka për qëllim të identifikoj dhe mbështes idetë e biznesit, OJQ dhe grupe joformale nga Komuna e Kaçanikut që kanë potencial të lartë për sukses, ndikim të rëndësishëm shoqëror, mjedisor, ekonomik, si dhe idetë të cilat sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm për komunitetin.


MË SHUME NGA Kosovë